
Përplasja për merita në Skenderaj mes Bekim Jasharit e Fadil Nurës

Para pak orëve, kryetari aktual i Skenderajt Fadil Nura përmes një postimi në facebook ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është kryer shërbimi i parë i mamografisë në QKMF të Skenderajt.
Pas kësaj, Lista e Pavarur Bekim Jashari, ka reaguar për këtë duke thënë se kryetari Nura është duke promovuar projektet dhe punët e kryetarit të kaluar, Bekim Jashari.
Në njoftim ata kanë dhënë disa detaje rreth aparaturave të QKMF-së.
Njoftimi i plotë:
Sqarim lidhur me blerjen e mamografit dhe aparaturave tjera në QKMF, të cilat qeverisja aktuale po i promovon si arritje të tyre
Falë qeverisjes së mirë të Kryetarit Bekim Jashari, menaxhimit efikas të parasë publike dhe prioritetit të tij për të zhvilluar shëndetësinë më komunën e Skenderajt, në buxhetin e vitit të kaluar 2021 është futur edhe blerja e aparaturave në Radiologji, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj.
Për blerjen e këtyre pajisjeve janë shpalluar vitin e kaluar procedurat e prokurimit, është lidhur kontrata dhe kështu kishin ardhur aparaturat në QKMF, duke përfshirë, Mamografin, ortopanin, rentgenin etj.
Në fund të mandatit të kryetarit Bekim Jashari kishte mbetur vetëm testimi i tyre dhe vënia në funksion dhe shërbim të qytetarëve.
Sot, kryetari aktual, në mungesë të aktivitetit, punës dhe sukseseve të tyre prap vazhdoj me promovimin e projekteve të kryetarit Bekim Jashari.
Lista e Pavarur Bekim Jashari, kërkon nga qeverisja aktuale që t'i pervishen punës, ti realizojnë premtimet e tyre boshe dhe të ndalen së promovuari projektet e ish qeverisjes Jashari dhe kështu të mos mundohen që t'i prezantojnë si suksese të qeverisjes Nura dhe Lushtaku.
(Kosova Sot Online)