Lajçak: Kjo vizitë është mesazh se BE dhe SHBA punojnë bashkë për Kosovën

  • A.P /
  • 31 January 2022 - 19:00
Lajçak: Kjo vizitë është mesazh se BE dhe SHBA punojnë bashkë për Kosovën

Ka përfunduar takimi i Përfaqësuesit Special të SHBA-ve, Gabriel Escobar si dhe Përfaqësuesit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pas këtij takimi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se ndjehet mirë se është sërish në Prishtinë.

‘Kjo është vizita ime e shtatë në kapacitetin si përfaqësues i BE-së për dialogu, por jemi këtu kësaj here së bashku me kolegun tim Escobar dhe kjo është për të hënë një mesazh të qartë se BE dhe SHBA punojnë krah për krahë dhe ndajnë një vizion të njëjtë për Kosovën dhe procesin e dialogut. Si dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian”, tha Lajçak.

Ai theksoi se ishte mundësi e mirë e diskutimit për zhvillimet e ardhshme.

“Kjo ishte mundësi e mirë për të diskutuar për planet tona për javët dhe muajt e ardhshëm dhe do të vazhdojmë bisedimet me presidenten dhe kryeministrin. Ne do të qëndrojmë këtu deri të mërkurën dhe shpresojë që do të kemi një fotografi më të qartë të asaj se çfarë duhet të presim nga e ardhmja dhe se si duhet të ndërtohet procesi”, tha ai.

Tutje ai shtoi se për detajet të gjithë do të njoftohen më vonë, por që për fillim është shumë i kënaqur që është në këtë vizitë në Kosovë.


(Kosova Sot Online)