Zbulohet identiteti i viktimave që humbën jetën nga aksidenti

  • A.P /
  • 01 February 2022 - 12:53
Zbulohet identiteti i viktimave që humbën jetën nga aksidenti

Zbulohet identiteti i viktimave nga aksidenti i rëndë në Librazhd. Ata janë Elmi Keqa dhe bashkëshortja e tij Elona Keqa si dhe Elis Sulmataj 18-vjeç.

Ndërsa kanë mbijetuar Elisiado Keqa rreth 10 vjec Ambra Halili rreth 20 vjeç.

Ndërkohë bëhet me dije se fillimisht u nxorën trupat e dy prej viktimave të cilët mbetën të bllokuar në mjet, ndërsa trupi i tretë u gjet pas disa minutash kërkim pasi u rrëmbye nga rryma në momentin e ndërhyrjes së ekskavatorit.

 

Automjeti ku ndodheshin shoferi dhe 4 pasagjerë është përplasur me një tjetër makinë, dhe për pasojë drejtuesi ka humbur kontrollin duke përfunduar në lumin Shkumbin.

Burime bëjnë me dije për gazetarin e ABC Aldo Kozarja se dy fëmijë që ndodheshin në makinë janë nxjerrë të gjallë.

Identiteti i viktimave nuk bëhet i ditur ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe familjarët e tyre.


(Kosova Sot Online)