OBSH: Omicron nuk ka arritur ende kulmin

  • A.P /
  • 01 February 2022 - 17:55
OBSH: Omicron nuk ka arritur ende kulmin

Varianti Omicron i COVID-19 ka filluar të përhapet me shpejtësi në shumë vende të botës.

Ky variant është vlerësuar edhe më i transmetueshëm se sa varianti Delta.

Mirëpo, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë thënë se shumë vende ende nuk kanë arritur kulmin e këtij varianti.

“Shumë vende nuk kanë arritur kulmin e variantit Omicron të koronavirusit dhe masat për të kufizuar përhapjen e tij duhet të lehtësohen gradualisht”, deklaroi sot kreu i ekipit teknik të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria van Kerkov.

Shefi i Situatave Emergjente të OBSH-së, Mike Ryan u bëri thirrje vendeve që të hartojnë rrugën e tyre për të dalë nga pandemia dhe të mos ndjekin verbërisht vendet e tjera në lehtësimin e masave.

 “Nëse i hapni dyert shpejt, më mirë mund t’i mbyllni ato shumë shpejt,” tha ai.

(Kosova Sot Online)