Latifi: 'Hyqmi' ka zbarkuar në kërkim të të arratisurit D.M

  • A.P /
  • 01 February 2022 - 20:39
Latifi: 'Hyqmi' ka zbarkuar në kërkim të të arratisurit D.M

Filozofi Blerim Latifi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook¸ ka komentuar arrestimin e kreut të PSD-së, Dardan Molliqaj.

Policia e Kosovës ka arrestuar Dardan Molliqajn afër zyrave, ku kreu i PSD-së ishte i ftuar në Pressing.

Analisti i këtij emisioni, Blerim Latifi ka publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihen policia në pritje të Molliqajt, ku ndër të tjera ka shkruar se Molliqaj është i arratisuri më i ri në Kosovë.

“Hyqmi ka zbarkuar te Pressing. Në kërkim të arratisurit ma ta ri në Kosovë, D.M”.

(Kosova Sot Online)