Nënvarianti i ri i Omicron është regjistruar

  • A.P /
  • 02 February 2022 - 14:39
Nënvarianti i ri i Omicron është regjistruar

Nënvarianti BA-2 i mutacionit Omikron është regjistruar në pesë pacientë në Maqedoninë e Veriut.

Sipas raportit të fundit rezultati është marrë me një analizë specifike PCR nga personat e infektuar.

Nuk dihet ende se cila është pasqyra klinike e pacientëve me mutacion të ri, mirëpo kjo formë sipas ekspertëve të OBSH-së, duket të jetë shumë më e lehtë se ajo e variantit BA-1.

Ekspertët më parë kanë thënë se mund të paraqiten edhe variante të reja që gjithashtu do të kenë simptoma më të lehta që lënë për të kuptuar se Omicron-it po i vije fundit.


(Kosova Sot Online)