Arrestohet një i dyshuar dhe konfiskohen armë dhe municion

  • A.P /
  • 02 February 2022 - 16:25
Arrestohet një i dyshuar dhe konfiskohen armë dhe municion

Njësitet përkatëse policore kanë realizuar një kontroll në fshatin Morinë të Gjakovës, nën dyshimin e posedimit të armëve.

Njësitet policore kufitare gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit: L.J., (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar) kanë gjetur dhe sekuestruar: Një pushkë atematike cal-7.62mm, një AK-47 cal-7.62mm, tre karikatorë, 127 copë fishekë cal-7.62mm dhe niformë ushtarake.

“Lidhur me gjetjen e provave është njoftuar prokurori kujdestar. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Import eksport. Furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armeve’”, njofton policia.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe pas intervistimit me aktvendim nga prokurori, i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë.

(Kosova Sot Online)