Molliqaj del nesër para gjykatës në këtë kohë

  • A.P /
  • 02 February 2022 - 17:51
Molliqaj del nesër para gjykatës në këtë kohë

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Dren Kukaj ka konfirmuar se kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj do të paraqitet nesër para gjykatës në orën 14:30.

Molliqaj ka thënë se PSD do të ankohet në rast se ndaj Molliqajt caktohet masa e paraburgimit.

“Nesër në orën 14:30 është caktuar seanca. Ne do ta vlerësojmë atë situatë dhe sigurisht që nëse ia caktojnë paraburgimin ne do të ankohemi. Tashmë kemi vendosur që gjithaq ata persona që ne i identifikojmë që kanë qenë të përfshirë në këtë abuzim të pushteti do t’i mbajmë llogaridhënës”, ka thënë ai


(Kosova Sot Online)