
Skandaloze: Ja çka hanë kosovarët

Një mishtore në Mitrovicë, kishte bartur mishin pa kushtet e duhura dhe se dyshohet se të njëjtin pastaj e ka shitur te qytetarët. Ndaj kësaj mishtoreje ka marrë masa Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës. Ky agjencion, ia ka ndaluar mishtores transportin e mishit të freskët me të njëjtin kombi. Gjithashtu ky rast do të shkoj në gjykatë.
Të hënën, me datën 31 janar, është raportuar se një mishtore në Mitrovicë, kishte transportuar mishin me një kombi në mënyrë të pa përshtatshme dhe të papastër. Siç shihet edhe në video, mishi nga punëtorët e mishtores ishte hedhur në dyshemen e pjesës së pasme të kombit.
Ky mish mandej dyshohet se u është shitur qytetarëve.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në një përgjigje ka thënë se ka nisur hetimet ndaj mishtores dhe ka gjetur se furgoni që ka bërë bartjen e mishit në mënyrë jo të rregullt, siç edhe e kanë të lejuar.
(Kosova Sot Online)