
30 ditë paraburgim dy të arrestuarve për fajde në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit u ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurve F.GJ. dhe A.D. për veprat penale fajde, detyrim dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë.
Sipas njoftimit, i pandehuri F.GJ., dyshohet se më 25 janar e kishte kanosur një person, duke i kërkuar para, ndërsa thuhet se edhe e ka sulmuar me grushte dhe thikë në fytyrë.
Gjithashtu, i njëjti thuhet se i ka bërë presion të dëmtuarit për t’ia paguar kamatën mujore.
Sipas Themelores së Prizrenit, i pandehuri A.D., kishte marrë para nga i pandehuri F.GJ. pasi i nevojiteshin për shërim të djalit.
Gjatë pagesës së kamatave për pesë muaj rresht kur i pandehuri F. nuk ishte prezent, i dëmtuari i paguan kamatat tek i pandehuri A. në mënyrë që ky i fundit të hollat më pas t’ i ketë dërguar të pandehurit F.Gj.”, thuhet në komunikatë.
Të pandehurit do të mbahen në paraburgim deri më 2 mars 2022.
(Kosova Sot Online)