
Kurti shkruan telegram ngushëllimi për vdekjen e nënës së Enver Zymberit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllime familjes së heroit Enver Zymberi, të cilit sot i vdiq nëna e tij, Sevdije Zymberi.
Ai tha se sakrifica dhe qëndresa e familjes Zymberi, mbeten frymëzim për të gjithë ata që punojnë e angazhohen për atdheun.
“Në këto ditë të vështira për familjen, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta”.
“Kur dhembja dhe mungesa e më të dashurve tuaj sa vjen e shtohet, shpresoj të gjeni forcën te kujtimet për znj. Sevdije dhe të dashurit tuaj, Bacën Rremë e Enverin”, thuhet në telegram ngushëllimin e Kurtit për familjen Zymberi.
(Kosova Sot Online)