Deputetja e PDK-së kundër pagesës së mëditjeve dhe karburantit

  • A.P /
  • 04 February 2022 - 17:15
Deputetja e PDK-së kundër pagesës së mëditjeve dhe karburantit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi është deklaruar kundër pagesës së mëditjeve dhe karburantit për deputet e Kuvendit të Kosovës.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se deputetët nuk duhet që të paguhen as për pjesëmarrje në seanca e as komisione, për shkak që sipas asaj është obligim i tyre që ta bëjnë një gjë të tillë.

“Vleresoj se deputeti NUK duhet të paguhet as për karburant, as për pjesëmarrje në seanca e komisione. Është detyrë obligative që deputeti të vij në seancë dhe komisione. POR, ashtu si çdo zyrtar i lartë shtetëror, besoj edhe deputeti e meriton të i ketë kushtet elementare për punë siç është zyre për punë, keshilltarë dhe asistent. Deputeti nuk e ka asnjërën”, ka shkruar ajo. 

(Kosova Sot Online)