Arrestohet ferizajasi i dënuar me 2 vjet burg

  • A.P /
  • 11 February 2022 - 21:01
Arrestohet ferizajasi i dënuar me 2 vjet burg

Policia e Kosovës sot ka arrestuar në shtëpinë e tij në rrugën “Shefki Zariqi” në Ferizaj, personin e kërkuar me inicialet B.B (M/K) i moshës 34 vjeçar.

Përmes një komunikate për media të Policisë u bë e ditur se ai ishte i kërkuar në bazë të dy urdhëresave të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje ’’  

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit, me burgim për dy (2) vite .

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në komunikatën e PK-së.


(Kosova Sot Online)