KESCO i ka propozuar ZRrE-së që aplikimi i tarifave të reja të fillojë nga faturat e Marsit

  • G.G /
  • 12 February 2022 - 12:04
KESCO i ka propozuar ZRrE-së që aplikimi i tarifave të reja të fillojë nga faturat e Marsit

KESCO bën me dije që dje ka dorëzuar propozimin në ZRrE që vendimi për  për hyrjen në fuqi të tarifave të reja të mos zbatohet nga data 9 Shkurt 2022, por të nisë së zbatuari në ciklin e ardhshëm të faturimit.

Ky propozim ka ardhur si rezultat i veshtirësive që të bëhet prerja e gjendjes së leximit në një ditë për të gjithë konsumatorët tanë në Republikën e Kosovës.

Ne synojmë që me këtë propozim të shmangim kofuzitetin e konsumatorëve në faturimin e këtij muaji duke zbatuar në të njëjtën faturë tarifat e deritanishme me tarifat e reja.

Nëse ZRrE-ja do ta marrë për bazë këtë propozim, atëherë faturimi i tanishëm  do të zbatohet me tarifat e vjetra për të gjithë konsumatorët.

“Pavarësisht kërkesës se lartë për energji elektrike në ketë muaj dimri, KESCO është e angazhuar të mbartë kostot përkatëse, si lehtësim për konsumatorin.

Të njëjtën kohë, KESCO do të fillojë një fushatë masive për të këshilluar konsumatorët që si të përdorin pajisjet e tyre më së miri në mënyrë që ta përballojnë sa më lehtë periudhën e faturimit me tarifa të reja” thuhet në komunikatën e KESCO-s.

(Kosova Sot Online)