Policia kërkon ndihmë për ta kapur këtë person

  • A.P /
  • 15 February 2022 - 15:41
Policia kërkon ndihmë për ta kapur këtë person

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët ndihmë për gjetjen e një personi të shpallur në kërkim për veprën penale lëndimi lehtë trupor.

Nga Policia e Kosovës kanë publikuar edhe një fotografi të dyshuarit teksa nuk kanë dhënë detaje për identitetin e tij.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim

Prizren, 15  shkurt 2022

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, me autorizimi të Prokurorisë  Themelore në Prizren, bazuar në ligjin  për publikimin e fotografive me qëllim të identifikimit  të personit, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët;

Personi i kërkuar është:

NN

I dyshuari  kërkohet  për veprën penale  sipas autorizimit  të Prokurorisë  Themelore në Prizren:

• Lëndim i lehtë trupor

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192  (pa pagesë)

038-5080-6000, Drejtoria Rajonale – Prizren

038-5080-6125 Stacioni Policor – Prizren

– E-mail adresa: [email protected]


(Kosova Sot Online)