Alarmi për bombë te Stacioni i Autobusëve sërish i rrejshëm

  • A.P /
  • 15 February 2022 - 20:00
Alarmi për bombë te Stacioni i Autobusëve sërish i rrejshëm

Edhe këtë herë paralajmërimi për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë nuk doli të jetë i vërtetë.

Kështu tha zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se informata e pranuar është “lajm i rrejshëm”.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”.

(Kosova Sot Online)