Presidenti austriak uron Ditën e Pavarësisë

  • A.P /
  • 16 February 2022 - 20:38
Presidenti austriak uron Ditën e Pavarësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e Ditës së Pavarësisë, ka pranuar telegram urimi nga presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen.

“Austria dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe, politike, ekonomike, shkencore dhe shkëmbime kulturore. Pavarësisht pandemisë, vizita juaj, zonja Presidente, dhe disa vizita në nivel qeveritar e kanë thelluar më tej këtë bashkëpunim përgjatë vitit 2021”, thuhet në telegramin e presidentit Van der Bellen.

Presidenti austriak në telegram ka theksuar se mirëpret dhe mbështet miqësinë dhe partneritetin e rëndësishëm ndërmjet dy vendeve.

(Kosova Sot Online)