Blinken: Ja pse Pavarësia dhe integriteti i Kosovës janë të pakthyeshme

  • A.P /
  • 17 February 2022 - 23:05
Blinken: Ja pse Pavarësia dhe integriteti i Kosovës janë të pakthyeshme

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Bliken, ka uruar qytetarët e Kosovës në 14 vjetorin e shtetësisë. 

Blinken ka thënë se pavarësia dhe integriteti i Kosovës janë të pakthyeshme. 

Është zotuar se administrata amerikane do të punojë me përfaqësuesit politik kosovar për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës.

Ai ka shprehur mbështetjen amerikane për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke e konsideruar këtë proces si rrugë për të arritur marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve, e cila duhet të ketë në qendër njohjen reciproke.

Blinken  ashtu shpreson që Kosova të zë vendin e saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike.

Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar urimin e tij.

“Si një prej demokracive më të reja në botë, Kosova dhe qytetarët e saj me të drejtë janë krenarë për përparimin e bërë në këta 14 vjet. Nga ana jonë, ne jemi krenarë për mbështetjen e dhënë në këto përpjekje. Ne jemi mirënjohës lidershipit të Kosovës për mirësinë e treguar me  strehimin e afganëve dhe për kontributin e tyre në paqen globale. Pavarësia dhe integriteti i Kosovës janë të pakthyeshme, SHBA-ja qëndron me Kosovën në ndërtimin e një ardhme më të mirë për qytetarët e saj”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)