Kurti: Jam i përgjegjshëm ndaj opozitës, gjithmonë jap llogari

  • A.P /
  • 17 February 2022 - 21:16
Kurti: Jam i përgjegjshëm ndaj opozitës, gjithmonë jap llogari

Kryeministri Albin Kurti thotë se është i përgjegjshëm ndaj opozitës, pasi sipas tij, ai gjithmonë jep llogari në Kuvendin e Kosovës.

Kurti thotë se nuk ka takime që opozita i ka kërkuar dhe ai i ka refuzuar, mirëpo pohon se opozita ka pasur ftesa e që ata i kanë refuzuar.

“Nuk ka takime që ata i kanë kërkuar dhe unë i kam refuzuar, por ka ftesa që ata nuk i kanë pranuar

Nuk mund të gjeni kryeministër në historinë e pasluftës së Kosovës që është i përgjigjur pyetjeve parlamentare të deputetëve sikurse unë. Unë jap llogari në Kuvend të republikës dhe maksimalisht jam i përgjegjshëm ndaj opozitës…Unë kur kam qenë në opozitë, ata s’kanë qenë qeveri e mirë sikurse jemi ne”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)