Djaloshi 14 vjeçar mohon të ketë kryer vrasjen e vajzës

  • A.P /
  • 18 February 2022 - 20:06
Djaloshi 14 vjeçar mohon të ketë kryer vrasjen e vajzës

Ava White ishte vrarë në mënyrë brutale më 25 nëntor të vitit të kaluar.

12 vjeçarja nga Liverpuli kishte vizituar qendrën e qytetit me një grup shoqërie, për të parë tek ndizen dritat e Krishtlindjes.


Një djalosh 14 vjeçar (emri nuk mund t’i përmendet për shkak të moshës së tij) është akuzuar për vrasjen e White, por ai ka mohuar të ketë kryer një vepër të tillë.

Megjithatë, në gjykatën e Liverpul, ku mohoi akuzat, ai ka pranuar se ka poseduar armë që mund të kryhen sulme me to.


Ajo u ther me thikë në fyt, dhe pësoi lëndime fatale. Ajo ndërroi jetë në Spitalin e Fëmijëve ‘Alder Hey’.

Dhjetëra anëtarë të familjes së Ava ishin në gjykatë për të dëgjuar seancën që zgjati rreth një orë e gjysmë.

Aty u vendos se procesi gjyqësor do të vazhdojë/fillojë duke nisur nga 9 maji. Rasti pritet të zgjasë tri jave.

(Kosova Sot Online)