Vrasja e zyrtarit policor në Zllatar, Gjykata merr vendim

  • A.P /
  • 20 February 2022 - 18:01
Vrasja e zyrtarit policor në Zllatar, Gjykata merr vendim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për të dyshuarin në rastin e vrasjes së zyrtarit policor, Lirim Haxholli.

Gjykata në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për zyrtarin policor Fatlum Mehmeti, i dyshuar për veprën penale të vrasjes.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirrlinda Gashi.

Kurse për pesë zyrtarët e tjerë policorë, Gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak

“Për të dyshuarin është marrë vendimi për një muaj paraburgim, kurse për pesë të tjerët vendimi është për arrest shtëpiak”, tha Gashi.

(Kosova Sot Online)