Mbesin në paraburgim dy vëllezërit për shitblerje të drogës

  • A.P /
  • 21 February 2022 - 16:25
Mbesin në paraburgim dy vëllezërit për shitblerje të drogës

Gjykata Themelore në Prizren ka vendosur t’ua vazhdojë masën e paraburgimit dy vëllezërve nga Prizreni, Flamur dhe Arianit Deliajn, të cilët u kapën në muajin janar me disa qese me drogë. Atyre do të qëndrojnë në paraburgim deri më 10 mars.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj, i cili njoftoi se propozimi për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve ishte bërë më 07 shkurt.

“Gjykata Themelore në Prizren me datë 10.02.2022 ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për 30 (tridhjetë) ditë ndaj të pandehurve F.D., dhe A.D., ashtu që kjo masë mund të zgjasë deri më datë 10.03.2022 për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge nga neni 267 par. 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”

(Kosova Sot Online)