
Kancelari i Gjermanisë bisedon në telefon me Putinin

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, foli me presidentin Putin në telefon këtë pasdite.
Biseda u fokusua në situatën rreth Ukrainës dhe në trupat ruse përgjatë kufirit Rusi-Ukrainë dhe Bjellorusi-Ukrainë.
Putin e informoi Scholzin për mbledhjen e këshillit rus të sigurisë më herët sot dhe Scholz dënoi planet ruse për të njohur të ashtuquajturat republika popullore të Luhanskut dhe Donetskut si shtete të pavarura.
Një hap i tillë do të ishte në kundërshtim të plotë me Marrëveshjet e Minskut dhe do të përfaqësonte një shkelje të njëanshme të këtij traktati nga Rusia, shkruan BBC.
Kancelari i bëri thirrje presidentit rus të depërshkallëzojë situatën dhe të tërheqë trupat nga kufiri me Ukrainën. Ai theksoi përgjegjësinë e veçantë të Rusisë për të ruajtur armëpushimin në lindje të Ukrainës dhe për të dërguar sinjale të depërshkallëzimit.
Për momentin, kancelari është në diskutime me partnerët e tij më të afërt, mes tyre presidentin francez Macron dhe presidentin ukrainas Zelensky.
(Kosova Sot Online)