Ilham Aliyev i pari President që shkon te Putin pas pushtimit

  • A.P /
  • 22 February 2022 - 16:06
Ilham Aliyev i pari President që shkon te Putin pas pushtimit

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka pritur të martën Presidentin e Azerbejxhanit Ilham Aliyev, një ditë pas pushtimi të rajoneve të Ukrainës.

Vladimir Putin është treguar më i gjallë duke folur me Alieyvin, të cilit i ka thënë Rusia respekton sovranitetin e ish-Republikave sovjetike.

Dua të them në mënyrë direkte se ideja e kthimit të Perandorisë Ruse është spekulim. Rusia gjithmonë e ka mbështetur sovranitetin e ish -republikave sovjetike. Situata me Ukrainën është një përjashtim” ka thënë Putin.

Aliev, është pritur në tavolinën e gjatë e të famshme ku Putin po i pret shefat e shteteve ditëve kohëe të fundit. Putin ka thënë se “pandemia nuk po e lejon që të ketë një komunikim normal”.

(Kosova Sot Online)