Shtëpia e Bardhë tashmë e quan “pushtim” situatën në Ukrainë

  • A.P /
  • 22 February 2022 - 16:45
Shtëpia e Bardhë tashmë e quan “pushtim” situatën në Ukrainë

Disa liderë evropianë thanë më herët gjatë ditës se trupat ruse kanë lëvizur në zonat e kontrolluara nga rebelët në Ukrainën lindore, pasi Vladimir Putin ua njohu pavarësinë dy rajoneve – por disa thanë se ky nuk është ende pushtim.

Shtëpia e Bardhë, e cila kishte hezituar ta përdorte fjalën “pushtim”, sinjalizoi një ndryshim në pozicionin e saj të martën, raporton The Guardian.

“Ne mendojmë se ky është, po, fillimi i një pushtimi, pushtimi më i fundit i Rusisë në Ukrainë”, tha Jon Finer, zëvendës këshilltar kryesor për sigurinë kombëtare në SHBA.

Shtëpia e Bardhë vendosi të fillojë t’i referohet veprimeve të Rusisë si “pushtim” për shkak të situatës në terren, sipas një zyrtari amerikan i cili foli në kushte anonimiteti.


(Kosova Sot Online)