MPJ-ja e Kosovës mban konsultime politike me MPJ-në e Turqisë

  • A.P /
  • 23 February 2022 - 16:10
MPJ-ja e Kosovës mban konsultime politike me MPJ-në e Turqisë

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka mbajtur konsultime politike me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë.

Përmes një komunikate për media, MPJ njoftoi se zëvendësministri Kreshnik Ahmeti sot në Ankara ka biseduar me homologun turk mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi e koordinimi në çështjet rajonale.

“Sot në Ankara, në kryesimin e Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Kreshnik Ahmeti, dhe homologut të tij turk, z. Faruk Kaymakçı, u realizuan Konsultimet Politike në mes të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë. Këto janë konsultimet e para të mbajtura të dy ministrive që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve. Takimi në fjalë u realizua në një frymë pozitive ku u trajtuan marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi e koordinimi në çështjet rajonale, si dhe trajtimi i procesit integrues të dy vendeve në Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatë.


(Kosova Sot Online)