Konjufca ia tërheq vërejtjen Mimoza Kusarit

  • A.P /
  • 23 February 2022 - 16:57
Konjufca ia tërheq vërejtjen Mimoza Kusarit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u ka tërhequr disa herë vërejtjen sot deputetëve që të ulen në vendet e tyre dhe të votojnë për projektligjet që janë në rend dite.

Vërejtjen ai ia tërhoqi edhe shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Ai i kërkoi asaj që të ulet në vendin e saj.

“Kryetarja e grupit të VV-së. Mimoza Kusari-Lila, kur të uleni ju të gjithë të tjerët besoj”, tha Konjufca. 

(Kosova Sot Online)