
Putin kryen një sulm kibernetik ndaj Ukrainës

Teksa numri i ushtarëve dhe makinerive ushtarake në kufi po rritet çdo ditë, Vladimir Putin vazhdon me tensionimin e situatës me Ukrainën. Ministri ukrainas i informacionit ka konfirmuar se Rusia ka kryer një sulm kibernetik, dhe si rezultat kanë rënë disa faqe të ministrive ukrainase, bankave, dhe janë afektuar edhe telefonat e deputetëve ukrainas.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur në “twitter”, gazetarja e Sky News, Deborah Haynes.
“Një sulm kibernetik ka goditur bankat e Ukrainës, ka konfirmuar ministri ukrainas për transformim digjital. Disa ueb-faqe, përfshirë edhe atë të ministrisë së jashtme, janë të bllokuara. Ka pasur paralajmërime për planet e hakerëve, derisa tensionet me Rusinë po rriten”, ka shkruar ajo.
(Kosova Sot Online)