AAK-ja do të votojë kundër martesave të gjinisë së njëjtë

  • A.P /
  • 23 February 2022 - 20:27
AAK-ja do të votojë kundër martesave të gjinisë së njëjtë

Grupi parlamentar i AAK-së do të votojë kundër miratimit në parim të Kodit Civil, i cili përmban edhe pjesën sipas së cilës do të lejoheshin martesat brenda së të njëjtës gjini. 

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në facebook të faqes së AAK-së, raporton Gazeta Express/

“Si përfaqësues të popullit dhe pas kërkesave të shumta që kemi marrë nga elektorati ynë, miratimi i një baze të tillë ligjore, vlerësohet i parakohshëm”, thuhet në postimin e tij.

Ndryshe, projektkodi pritet të dalë të enjten para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ky Projektkod përfshin një nen i cili i hap rrugën hartimit të një ligji të veçantë për lejimin e “bashkësive civile” ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë.

(Kosova Sot Online)