Hoxha kosovar: Mos ju bëni zullum LGBT-së

  • A.P /
  • 24 February 2022 - 15:28
Hoxha kosovar: Mos ju bëni zullum LGBT-së

Një ditë pasi bashkësitë fetare në Kosovë dolën me qëndrim të përbashkët kundër martesave të gjinisë së njëjtë, hoxha kosovar, Drilon Gashi, ka bërë thirrje që të mos u bëjnë zullum pjesëtarëve të komunitetit LGBTI.

Përmes një shkrimi të gjatë në llogarinë e tij në Facebook, Gashi ka sugjeruar se “më mirë është që të reagohet kundër hajnisë së milionave, shtypjes së punëtorëve, krimeve të Serbisë, dhunimit të të miturave  dhe mosfunksionimit të gjykatave në vend”.

Sipas Gashit, “feja islame nuk i gjykon ndjejnat brendshme të njerëzve të cilat vijnë në mënyrë natyrore, e për të cilat njeriu nuk ka kontrollë, si ndjenja e dashurisë”.

“Sa i përket fesë islame, ajo nuk i gjykon ndjenjat e brendshme të njerëzve të cilat vijnë në mënyrë natyrore, e për të cilat njeriu nuk ka kontrollë, si f.v. ndjenja e dashurisë. Të gjithë ata persona të cilët kanë tendenca të brendshme për shkak të ndjenjave të tyre, nuk mund të themi se po bëjnë haram, sepse harami e hallalli ndërlidhet me çështjet që njeriu ka zgjidhje në to apo sjelljet fakultative, e jo sjelljet kompulsive. Islami gjykon vetëm sjelljet e tona të cilat ne mund t’i kontrollojmë”, ka shkruar Gashi.


(Kosova Sot Online)