Arrijnë në Moldavi refugjatët e parë nga Ukraina

  • A.P /
  • 24 February 2022 - 16:25
Arrijnë në Moldavi refugjatët e parë nga Ukraina

Presidentja e Moldavisë, shtet kufitar me Ukrainën, ka njoftuar se qytetarët e parë Ukraina kanë kaluar kufirin dhe janë vendosur në Moldavi.

Presidentja moldave Maia Sandu ka shkruar se kufijtë e shtetit të saj janë të hapur për qytetarë e Ukrainës.

“Qytetarët e parë ukrainas arrijnë në Moldavi, mbi 4000 kalime të kufirit sot. Qeveria ka vendosur qendra të përkohshme vendosjeje pranë Palanca dhe Ocnița. Kufijtë tanë janë të hapur për qytetarët e Ukrainës që kanë nevojë për tranzit ose qëndrim të sigurt”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)