
Ukraina i kërkon BE-së të sigurojë mbrojtje ajrore dhe ta sanksionojë Bjellorusinë

Ukraina po i bën thirrje Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare të tij që të ofrojnë urgjentisht sisteme të mbrojtjes ajrore dhe antiraketë, si dhe t’i përdorin “të gjitha mjetet” për t’i bllokuar sinjalet satelitore ruse, raporton The Guardian.
Në një listë kërkesash dërguar liderëve të BE-së përpara një samiti urgjent të enjten mbrëma në Bruksel, Ukraina gjithashtu bëri thirrje për “masa më të ashpra të kufizimit kundër Bjellorusisë, e cila mbështeti drejtpërdrejt pushtimin rus në shkallë të plotë”.
Rusia ka nisur sot pushtimin e gjithanshëm të Ukrainës, ndërsa shumë vendorë e lëshuan shtetin.
(Kosova Sot Online)