Pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, NATO aktivizon Forcën e Reagimit

  • A.P /
  • 25 February 2022 - 19:10
Pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, NATO aktivizon Forcën e Reagimit

NATO ka aktivizuar Forcën e saj të Reagimit(NRF), duke shënuar kështu herën e parë që aleanca ka aktivizuar forcën potencialisht prej 40,000 ushtarësh për një rol “parandalues ​​dhe mbrojtje”, sipas një zëdhënësi të NATO-s. 

Kjo do të thotë se 8,500 trupat amerikane janë vënë në gatishmëri.

Vendimi vjen pas një takimi të ministrave të NATO-s të premten në mëngjes në Bruksel.

Për t’u aktivizuar, 30 anëtarët e NATO-s duhet të bien dakord që të aktivizojnë forcën, e cila është nën komandën e gjeneralit Told Wolters, Komandantit Suprem Aleat të NATO-s.

(Kosova Sot Online)