Rusia i jep ultimatum Ukrainës për bisedime në Bjellorusi

  • A.P /
  • 27 February 2022 - 12:59
Rusia i jep ultimatum Ukrainës për bisedime në Bjellorusi

Rusia u ka dhënë zyrtarëve ukrainas një afat kohor deri në orën 15:00 të dielën për të vendosur nëse do të takohen për bisedime në Bjellorusi, raporton CNN.

Vladimir Medinsky, kreu i delegacionit rus dhe ndihmës i presidentit Vladimir Putin, i tha agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti se do të qëndrojnë deri në atë kohë dhe do të presin për përgjigje.

“Sapo ta marrim këtë konfirmim, ne do të nisemi menjëherë për t’i takuar homologët tanë në negociata”, tha Medinsky.

Megjithatë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se do të ishte i gatshëm të zhvillonte bisedime me Rusinë, por hodhi poshtë propozimin e tyre për një takim që do të mbahej në Bjellorusi.

Bjellorusia është një aleat i Rusisë dhe ka luajtur një rol kyç në pushtimin rus të Ukrainës. Trupat ruse pushtuan kufirin e Ukrainës me Bjellorusinë me mbështetjen e qeverisë bjelloruse, sipas zyrtarëve ukrainas.

Administrata e SHBA-së i ka sanksionuar nëntë firma mbrojtëse bjelloruse për mbështetjen e tyre ndaj pushtimit.


(Kosova Sot Online)