Klitschko: Nuk ka trupa ruse në kryeqytet

  • A.P /
  • 27 February 2022 - 14:19
Klitschko: Nuk ka trupa ruse në kryeqytet

Kryetari i kryeqytetit të Ukrainës, Vitali Klitschko ka deklaruar se nuk ka trupa ruse në Kiev.

Klitschko tha se zyrtarët “ushtarakë, të zbatimit të ligjit dhe të mbrojtjes territoriale” po vazhdonin të “zbulonin dhe neutralizonin sabotatorët”.

Sipas BBC, qytetarët e Kievit janë urdhëruar që të qëndrojnë brenda deri të hënën, me paralajmërime nga autoritetet se kushdo që del jashtë “do të konsiderohet anëtar i grupeve sabotuese të armikut”.

Kathy Long tha për BBC se e diela zbardhi e ftohtë dhe e qetë në Kiev, ndërsa policia, ushtria dhe vullnetarët e armatosur ishin të vetmit njerëz që dukeshin në rrugë.

Në mesazhin në kanalin e tij Telegram të dielën, Klitschko tha se që nga fillimi i pushtimit rus, nëntë civilë ishin “humbur ose vrarë” në Kiev, duke përfshirë një fëmijë.

Forcat ruse thuhet se janë vendosur në periferi të qytetit që nga e premtja. 

(Kosova Sot Online)