Aleanca Evropiane e Agjencive të Shtypit (EANA) pezullon agjencinë ruse të shtypit TASS

  • A.P /
  • 27 February 2022 - 16:30
Aleanca Evropiane e Agjencive të Shtypit (EANA) pezullon agjencinë ruse të shtypit TASS

Aleanca Evropiane e Agjencive të Shtypit (EANA) pezulloi agjencinë ruse të shtypit TASS nga anëtarësimi i saj.

Kështu ka bërë të ditur ish-anëtari i bordit të kësaj aleancë Alexandru Ion Giboi.

Ai ka thënë se pezullimi vie pas vendimit të bordit.

“Aleanca Evropiane e Agjencive të Shtypit (EANA) pezulloi agjencinë ruse të shtypit TASS nga anëtarësimi i saj, pas një vendimi të Bordit, deri në një vendim përfundimtar të mundshëm të Asamblesë së Përgjithshme në lidhje me përjashtimin”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)