Kanadaja ndalon importin e naftës ruse

  • A.P /
  • 28 February 2022 - 22:37
Kanadaja ndalon importin e naftës ruse

Kryeministri kanadez Justin Trudeu deklaroi sot ndalimin e importit të naftës ruse duke thënë se të ardhurat nga nafta kanë ndihmuar për të mbështetur Presidentin Vladimir Putin dhe oligarkët rusë.

“Sot, ne po shpallim ndalimin e të gjitha importeve të naftës së papërpunuar nga Rusia, një industri nga e cila ka përfituar shumë Presidentin Putin dhe oligarkët e tij”, tha Trudeau në një konferencë shtypi.

“Dhe ndërsa Kanadaja ka importuar shumë pak sasi në vitet e fundit, kjo masë dërgon një mesazh të fuqishëm,” shtoi ai.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, njoftuan autoritetet në Kiev.


(Kosova Sot Online)