
Miliarderi rus: Të ndalet lufta ‘tragjike’ në Ukrainë

Një nga më të pasurit e Rusisë ka thënë se lufta në Ukrainë duhet të ndalë sa më parë, duke e cilësuar si tragjedi për të dyja palët.
Mikhail Fridman, i lindur në Ukrainë, tha se s’mund të komentojë më drejtpërdrejt meqë mendon se mund të jetë rrezik për të, kolegët dhe stafin e tij.
Ai gjithashtu tha se ndalimi i të bërit biznes për rusët në botë është i padrejtë.
Ndërkohë, Fridman është larguar nga bordi i drejtorëve të Veon, thotë operatori i rrjetit celular.
Ai është aksionari më i madh në kompaninë me bazë në Amsterdam, e cila operon me rrjete në Ukrainë dhe Rusi, si dhe në Algjeri, Kazakistan dhe Pakistan.
Sipas Forbes, në vitin 2017 Fridman u radhit si njeriu i shtatë më i pasur në botë.
(Kosova Sot Online)