Numër rekord i refugjatëve, çdo ditë nga 50 mijë ukrainas dalin në Poloni

  • A.P /
  • 01 March 2022 - 17:07
Numër rekord i refugjatëve, çdo ditë nga 50 mijë ukrainas dalin në Poloni

Mesatarisht nga 50 mijë refugjatë nga Ukraina po hyjnë në Poloni çdo ditë, duke çuar numrin e përgjithshëm në 280 mijë, në gjashtë ditët, prej kur ka nisur sulmi ushtarak i Rusisë në territorin e Ukrainës.  

Kur në fund të janarit, zëvendësministri i Brendshëm polak ka thënë se shteti i tij duhet të bëhet gati t’i pranojë miliona refugjatë, në rast të sulmimit të Ukrainës nga forcat ruse, shumëkush ka menduar se ai po e ekzagjëron.

Por tani, Varshava mund ta shënojë valën më të madhe të refugjatëve prej Luftës së Dytë Botërore, shkruan the Guardian.

Mirëpo, në të njëjtën kohë, mijëra ukrainas po i lejnë vendet ku jetojnë, për të shkuar në Ukrainë dhe për të luftuar atje krahas bashkëkombësve të tyre në luftën kundër okupimit rus.  

Në mesin e tyre shumë gra, të cilat janë të vendosura t’i kthejnë fëmijët e tyre, që kanë mbetur të ngujuar në qytetet e sulmuara nga Rusia. Disa nga këto gra i kanë thënë reporterit të the Guardian se janë të gatshme t’i kapin armët.

(Kosova Sot Online)