Haradinaj mbështet vendimin për krijimin e Fondit të Sigurisë

  • A.P /
  • 01 March 2022 - 19:33
Haradinaj mbështet vendimin për krijimin e Fondit të Sigurisë

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbështetur vendimin e Qeverisë për krijimin e Fondit të Sigurisë, për të cilën tha se ka qenë kërkesë e vazhdueshme e tij dhe partisë së tij.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook tha se beson që ky vendim i qeverisë duhet të shndërrohet edhe në Ligj i cili do të votohej në Kuvend.

“Agresioni rus në Ukrainë dhe pozicionimi i qartë i Serbisë krahas Putinit dhe Rusisë, është kërcënim serioz për sigurinë në Ballkan, veçanërisht në vendin tonë.

Kjo situatë kërkon veprim të shpejtë, vendime efikase, të nevojshme e të përgjegjshme të të gjitha institucioneve të vendit. Në këtë frymë, mbështes vendimin e Qeverisë për krijimin e Fondit të Sigurisë, kërkesë kjo e vazhdueshme e Aleancës dhe e imja. Besoj që ky vendim i qeverisë duhet të shndërrohet edhe në Ligj i cili do të votohej në Kuvend”, tha Haradinaj.

Haradinaj shtoi se për çështje të sigurisë, AAK-ja gjithnjë është e rreshtuar aty ku është interesi nacional.

(Kosova Sot Online)