Presidentja e Komisionit Evropian udhëton për në Rumani e Sllovaki për të diskutuar mbi agresionin rus

  • A.P /
  • 02 March 2022 - 16:14
Presidentja e Komisionit Evropian udhëton për në Rumani e Sllovaki për të diskutuar mbi agresionin rus

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do ta vizitojë Rumaninë dhe Sllovakinë dy shtetet që kufizohen me Ukrainën, e cila po përballet me agresionin rus tash e një javë.

Këtë e ka bërë të ditur një zëdhënëse e Komisionit Evropian në Twitter.

“Presidentja Von der Leyen, do të udhëtojë sot në Rumani dhe Sllovaki për të diskutuar me liderët e shteteve situatën në Ukrainë dhe përkrahjen e Evropës për njerëzit që po largohen nga lufta në Ukrainë”, ka shkruar ajo.

Von der Leyen dje pati një fjalim në Parlamentin Evropian, ku tha se Bashkimi Evropian s’do ta lejojnë kurrë Putinin që ta shkatërrojë Ukrainën.

(Kosova Sot Online)