Dhuroi gjysmën e pagës për Fondin e Sigurisë, deklarohet deputetja e VV-së

  • A.P /
  • 02 March 2022 - 17:22
Dhuroi gjysmën e pagës për Fondin e Sigurisë, deklarohet deputetja e VV-së

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Metaj-Isufi ka treguar pse vendosi që të dhurojë gjysmën e pagës për Fondin e Sigurisë.

Ajo  tha se vendimi i saj ka ardhur pas situatës në Ukrainë, ku Rusia e filloi pushtimin ndaj këtij shteti.

“Është hera e parë që unë një kontribut timin e bëjë në mënyrë publike por kjo erdhi si rezultat i rrethanave dhe zhvillimeve të fundit që janë duke ndodhur në pushtimin e Ukrainës. Meqë jemi përfaqësueses të popullit e ndjeva si obligim që ndoshta të ishte e nevojshme që që fillojmë dhe të ndajmë një pjesë të pagës sonë. Është për të ardhmen dhe sigurinë e gjithë qytetarëve dhe fëmijëve tanë”, tha ajo.

Më tutje ajo tha se populli e Kosovës e ka dëshmuar edhe në kohë të vështira ndihmën për shtetin.

“Populli ynë e ka dëshmuar edhe në vitet më të vështira se ka arritur që ta ndihmojë shtetin. Unë mendoj që edhe gjithë deputetët, qytetarët, bizneset e mëdha dhe të vogla, e mërgimtarët kanë filluar të kontribuojnë në mënyrë masive”, tha ajo. 

(Kosova Sot Online)