Pala ukrainase nuk shkon për bisedime me rusët

  • A.P /
  • 02 March 2022 - 18:22
Pala ukrainase nuk shkon për bisedime me rusët

Mykhailo Podoliak, këshilltar i Shefit të Zyrës së presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, ka njoftuar se pala ukrainase nuk është paraqitur në tavolinën e bisedimeve me palën ruse sot.

“Është e dyshimtë se pa praninë e palës tjetër (ukrainase) në tryezën e bisedimeve, negociatat mund të zhvillohen realisht. Pra, prisni vetëm fillimin e vërtetë të dialogut”, ka shkruar ai në Twitter.

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters, raportoi më parë se delegacioni rus është nisur drejt vendit ku pritet të mbahet takimi i dytë Ukrainë – Rusi.

Reuters për takimin mes Rusisë dhe Ukrainës e ka cituar agjencinë e lajmeve të Bjellorusisë Belta. Për një takim të mundshëm sot ka raportuar edhe mediumi britanik The Guardian.

(Kosova Sot Online)