
Rusët thonë se armëpushimi është në agjendën e negociatave

Rusët thonë se çështja e një armëpushimi të mundshëm është në rendin e ditës në bisedimet në mes të Ukrainës dhe Rusisë, raporton AFP.
Rusia pret që zyrtarët ukrainas të mbërrijnë në Bjellorusi për raundin tjetër të bisedimeve mëngjesin e së enjtes, citoi agjencia ruse e lajmeve Tass, negociatorin e Moskës, Vladimir Medinsky.
Sipas Medinsky, ushtria ruse ofron një ‘korridor të sigurt’ për delegacionin ukrainas.
Ndërkohë Mykhailo Podoliak, këshilltar i Shefit të Zyrës së presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, ka njoftuar se pala ukrainase nuk është paraqitur në tavolinën e bisedimeve me palën ruse sot.
Nuk ka konfirmim nëse Ukraina do të paraqitet në takim ditën e enjte.
(Kosova Sot Online)