Detaje: Ja pse të shtunën në mesditë ndodh diçka në Prishtinë

  • A.P /
  • 03 March 2022 - 15:16
Detaje: Ja pse të shtunën në mesditë ndodh diçka në Prishtinë

Komuna e Prishtinës njoftoi të enjten se do të bëjë testimin e radhës së Sistemit të Alarmit Publik. Ky testim bëhet me anë të një tingulli të njëtrajtshëm.

“Këtë të shtunë, më 5 mars, në orën 12:05 Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës së Sistemit të Alarmit Publik me tingull të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda.”, thuhet në njoftimin e komunës.

Qytetarët duhet të jenë të përgatitur që të mos kapen nga paniku, si rrjedhojë e këtij testimi që bëhet herë pas herë në Prishtinë

(Kosova Sot Online)