
Kaplohet nga zjarri një ndërtesë në Veternik

Një ndërtesë është kapluar nga zjarri sot në Veternik të Prishtinës.
Ngjarja ka ndodhur saktësisht në rrugën “Holger Petersen” në Veternik.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes janë munduar të ndalojnë zjarrin, deri sa të arrijnë edhe ekipet e zjarrfikësve.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka të lënduar.
(Kosova Sot Online)