Rusia dhe Ukraina pajtohen për vazhdim negociatash

  • A.P /
  • 03 March 2022 - 19:04
Rusia dhe Ukraina pajtohen për vazhdim negociatash

Ukraina dhe Rusia janë pajtuar për rundin e tretë të negociatave.

Një negociator ukrainas i ka thënë Reutersit se pala ukrainase dhe ruse janë pajtuar që shpejt të mbahet edhe rundi i tretë i bisedimeve.

Zyrtari ukrainas tha se Ukraina nuk arriti të merrte atë që kërkonte por se të dyja palët janë pajtuar për sigurimin e përbashkët të korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve

Më 24 shkurt Rusia sulmoi Ukrainën

(Kosova Sot Online)