
Ambasada e ShBA-së në Ukrainë dënon sulmin e Rusisë ndaj centralit bërthamor

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kyiv e ka dënuar sulmin e forcave ruse ndaj termocentralit më të madh bërthamor në Evropë.
Përmes një postimi në “Twitter”, nga kjo ambasadë thonë se është krim luftë që ta slulmosh një central bërthamor.
“Është krim lufte të sulmosh një central bërthamor. Bombardimi i centralit bërthamor më të madh të Evropës nga Putini e çon sundimin e tij të terrorit një hap më tej”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së në Kyiv.
Forcat ruse kapën termocentralin më të madh bërthamor në Evropë të premten në luftime të ashpra në Ukrainën juglindore, duke shkaktuar alarmin global, por një zjarr i madh në një ndërtesë stërvitore është shuar dhe zyrtarët thanë se objekti tani ishte i sigurt.
(Kosova Sot Online)