Zv/kreyministri: Kërcënimi i Putinit me armë bërthamore është mashtrim

  • A.P /
  • 06 March 2022 - 11:27
Zv/kreyministri: Kërcënimi i Putinit me armë bërthamore është mashtrim

Zëvendëskryeministri britanik Dominic Raab i ka përshkruar diskutimet për një kërcënim në rritje të përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia në pushtimin e saj të Ukrainës si retorikë dhe mashtrim, raporton The Guardian.

“Unë mendoj se është retorikë e saj”, tha ai për Sky News kur u pyet për një përshkallëzim të mundshëm bërthamor nga Kremlini.

“Kjo është një shpërqendrim nga çështjet reale – që është se është një pushtim i paligjshëm dhe nuk po shkon sipas planit”, shtoi ai.

Ai gjithashtu përjashtoi përsëri mundësinë e vendosjes së një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë, duke thënë se kjo do të çonte në një “përshkallëzim masiv” dhe do të ushqehej me narrativën e presidentit rus.

(Kosova Sot Online)