Mbi 1,5 milionë ukrainas kanë lënë vendin, kriza më e madhe e refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore

  • A.P /
  • 06 March 2022 - 11:36
Mbi 1,5 milionë ukrainas kanë lënë vendin, kriza më e madhe e refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore

Ka shkuar në mbi 1.5 milionë numri i ukrainasve që janë larguar nga vendi i tyre në 10-ditëshin e fundit, që kur Putini sulmoi vendin e tyre.

Konfirmimi erdhi nga komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët, Filippo Grandi, sipas të cilit kjo është kriza më e madhe në rritje e refugjatëve në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ndërkohë numri i vullnetarëve ukrainas që janë regjistruar në Forcat e Mbrojtjes Territoriale që nga fillimi i sulmit rus në vend, ka arritur në 100 mijë. 

(Kosova Sot Online)